2440 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

28 June 2018 Shpërndaje:

Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, takon Koordinatorët Kombëtar për çeshtje te ektremizmit të dhunshëm në Shqipëri dhe në Kosovë.

28.06.2018.Prishtina. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korretues të Kosovës , z.Nehat Thaçi, u takua sot më Koordinatorin Kombëtar për çeshtje të ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri z. Agron Sojati si dhe Koordinatorin Nacional për ekstremizëm të Dhunshëm në Kosovë z. Lulzim Fushtica. 

Gjatë takimit ku prezent ishin edhe përfaqësues nga ICITAP, u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në këtë fushë.

Pasi qe drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së z. Thaçi, i njoftoj koordinatorët kombëtar me punën qe bëhet në Shërbimin Korrektues, ai poashtu shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit me të dy palët.

Ndërsa z. Sojati, pasi që falenderoi z. Thaçin për prezantimin e punës së SHKK-së, shprehu gatishmerinë e plotë që të bashkëpunoj në aspekt të çeshtjeve të ekstremizmit të dhunshëm në rast nevoje.

Të njëjtin mendim ndau edhe z. Fushtica ku tha se mirëpresin çdo bashkëpunim në këtë aspekt me Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Kthehu tek lajmet
Website Security Test