2296 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

30 May 2018 Shpërndaje:

Komunikatë e Përbashkët për Media / Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Policia e Kosovës realizojnë operacion të përbashkët bastisjeje në Q.K.Dubravë

Prishtinë 30 maj 2018, Shërbimi Korrektues i Kosovës në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës kanë realizuar një operacion të bastisjes në Qendrën Korrektuese në Dubravë, me qëllim të parandalimit të aktiviteteve ilegale, futjes se kontrabandës, si dhe ngritjes së nivelit të sigurisës në këtë Institucion korrektues. 

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Policia e Kosovës pas realizimit të ketij operacioni njofton se janë gjetur disa gjëra te palejueshme siç janë: dy telefona celularë, tri sim kartela, një peshore e vogël, një kaçavidë, një usb me një palë kufje,kater mjete te improvizuara shpojse dhe dhjetë tableta të dyshimta.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdoj me këto operacione te rregullta të bastisjes me qëllim te eliminimit të dukurive negative si dhe rritjes se nivelit të sigurisë.

Me respekt,

Zyra për Komunikim me Publikun
Shërbimi Korrektues i Kosovës/Policia e Kosovës

Kthehu tek lajmet
Website Security Test