2294 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

27 June 2018 Shpërndaje:

Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së takon Gjeneral Major Orr, nga Garda Kombëtare e Shtetit të IOWA-së si dhe Përfaqësues të ICITAP

27.06.2018.Prishtinë. Drejtori i Përgjithshëm I Shërbimit Korrektues të Kosovës z. Nehat Thaçi, u takua sot më Gjeneral Major Timothy E. Orr nga Garda Kombëtare e shtetit të IOWA-së si dhe me përfaqesues të ICITAP, ku u diskutuan çështje të ndryshme që lidhen me punën e SHKK-së 

Pasi që z. Orr, prezantoi përvojen dhe punën  që bënë në shtetin e IOWA-së , u interesua per zhvillimet në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Drejtori I Përgjithshëm I SHKK-së z. Thaçi, informoi z. Orr me të arrituar dhe sfidat e SHKK-së si dhe prezentoi prioritetet dhe politikat që do të i zhvilloj në vitet e ardhshme, ndër to permendi edhe ngritjen e njësisë Ekonomike si qëllim të përfitimit nga prodhimet vetanake dhe qëllimin tjetër primar të risocializimit/certifikimit të suksesshëm të burgosurve.

Në fund u diskuta edhe mundësia e vizitës në shtetin e IOWA-së me qëllim të shkëmbimit të përvojave në shumë fusha, veçanarisht në atë të sigurise dhe atë të ekonomisë.

Kthehu tek lajmet
Website Security Test