2292 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

07 August 2018 Shpërndaje:

Një Delegacion i Lartë i SHKK-së po qëndron në vizitë zyrtare 10 ditore në SHBA

07.08.2018. Delegacioni i Lartë i Shërbimit Korrektues të Kosovës udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshem Nehat Thaçi, po qendron për vizitë zyrtare dhjetë ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Udhëheqësit e SHKK-së kanë zhvilluar takim në zyrën qendrore të ICITAP në Washington si dhe po marrim pjesë në konferencën vjetore të Asociacionit Korrektues të SHBA-së në Minesota.

Delegacioni i SHKK-së është pritur nga Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit Korrektues të SHBA -së z. James  A. Godles i cili u njoftua nga Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-se, Nehat Thaçi për rolin, funksionin, të arriturat dhe sfidat e SHKK-së . Gjatë takimit z. Thaçi gjithashtu ka kërkuar që në të ardhmen Asociacioni të shqyrtoj mundësinë e Akreditimit të institucioneve Korrektuese të Kosovës me theks fillestar Burgun e Sigurisë se Lartë.

Vizita e delegacionit do të vazhdoj në shtetin e IOWA-së dhe Colorado.

Kjo vizitë është përkrahur nga programi i ICITAP-it për SHKK-në

Kthehu tek lajmet
Website Security Test