2291 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

27 August 2018 Shpërndaje:

Njoftim për Opinionin

Prishtinë, 27.08.2018 - Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin se i paraburgosuri me inicialet I.K, i lindur me 22.11.1987, nga fshati Tërpezë, Komuna e Malishevës është vetëvarur në orët e hershme të mëngjesit të datës 27.08.2018. 

I paraburgosuri I.K, ishte arrestuar me datë 10.04.2018 dhe ishte pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ndërsa në Qendrën Korrektuese në Dubravë, është transferuar me datë 03.07.2018. Vepra me të cilën ngarkohej ishte vrasje e rëndë në tentativë dhe kishte vazhdim të paraburgimit deri me 08.09.2018

I paraburgosuri I. K, është pranuar në krahun Psikiatrik të stacionarit të Qendrës Korrektuese në Dubravë pas transferit nga Qendra e Paraburgimit në Prizren me datë 03.07.2018.

Nga data 30.07.2018 deri me datë 20.08.2018 ka qene i hospitalizuar  në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës në QKUK, në Prishtinë me Dg.F 43, X 78.

Për shkak të vetëlëndimeve dhe tentim-vetëvarjes është trajtuar në vazhdimësi nga mjekët e burgut, psikiatri dhe psikologu.

Për rastin janë njoftuar autoritetet kompentente, Prokuroria, Gjykata, Policia e Kosovës si dhe familja e të ndjerit.

Ndërsa Menaxhmenti i lartë i Shërbimit Korrektues dhe Udhëheqësi i Shërbimit Shëndetësor për Burgje nga Ministria e Shëndetësisë, duke kerkuar nje hetim profesional dhe të  pavarur  mbi përgjegjësinë e mbikëqyrjes së  zyrtarëve përgjegjës , ka marrë vendim  që të suspendohen dy Zyrtarë Korrektues dhe dy Infermierë deri në përfundimin e hetimit të rastit.

Kthehu tek lajmet
Website Security Test