2289 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

10 September 2018 Shpërndaje:

Ambasadori Delawie viziton Shërbimin Korrektues të Kosovës

10.09.2018, Prishtinë. Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, z. Greg Delawie zyrtarisht vizitoi Sherbimin Korrektues të Kosovës me ç’rast uron z. Nehat Thaçin, Drejtorin e Përgjithshëm të SHKK-së për detyrën e tij të re në krye të këtij institucioni. 

Kjo vizite ishte një mundësi për z. Thaçi dhe Ambasadorin Delawie për të biseduar rreth gjendjes  aktuale, të arriturat dhe vizionin e SHKK-së në vitet e ardhshme me fokus në fushat e bashkëpunimit dhe mbështetjes së SHBA-ve përmes programit te ICITAP/INL . 

Për më tepër, z. Thaçi  shpalosi para Ambasadorit Delawie detajet e projekteve dhe programeve të ndryshme të SHKK-së dhe punës që i gjithë Shërbimi e bënë në të gjitha Qendrat Korrektuese dhe ato të Paraburgimit në gjithë vendin.

Gjatë takimit ku të pranishëm ishin edhe z.  Rasim Selmani – Ud. Zëvendes Drejtor i Përgjithshëm , znj. Teuta Zogiani, udhëheqëse e Departamentit të Inxhinieringut, znj.  Kimberly Riffe –Menaxhere e Programit të ICITAP në Kosovë  znj. Linda Gashi – Kordinatore e Programit të ICITAP për SHKK-në  znj. Tracy Whittington –Drejtoreshë e Programit të INL në Kosovës   Matt Jones – Këshilltar Policor i INL  në Kosovë ,fokus i veçantë i është dhënë  rrugëtimit dhe përpjekjeve për të maksimizuar  prodhimin ekonomik për të arritur nivelin komercial përmes  ndërtimit të fermave, kultivimin e perimeve, programet e ndryshme të aftësimit profesional si mundësi e angazhimit të burgosurve dhe aftësimit të tyre që të riintegrohen më lehtë pas vuajtjes së dënimit të tyre. 

Kjo vizitë përfundoj me falënderimin e z. Thaçit,  Ambasadorit Delawie për mbështetjen e SHBA-ve dhënë deri tani SHKK-së duke theksuar se vetëm me punën e përbashkët mund të arrihet një ndryshim pozitiv në rehabilitimin dhe risocializimin e të burgosurve që të njëjtit të kthehen qytetar më produktiv në komunitet.

 

Kthehu tek lajmet
Website Security Test