2238 - Institucionet Single | SHKK

Burgu i sigurisë së lartë

Historik i Shkurtër:

Burgu i Sigurisë së Lartë ka filluar të ndërtohet në vitin 2010 dhe është përfunduar në muajin Dhjetor të vitin 2013n Në muajin Maj të vitit 2014 ka filluar me pranimin e të dënuarve më rrezikshmëri të lartë. Ky institucion është ndërtuar në saje të donacioneve të BE-së dhe Qeverisë së Kosovës.

Përshkrimi i Përgjithshëm

Burgu i Sigurisë së Lartë është institucion i nivelit të lartë të sigurisë, më standarde Evropiane, i përbërë prej sektorëve të ndryshëm. Pjesa e jashtme përbëhet prej ndërtesës së administratës, ndërsa pjesa e brendshme përbëhet nga objektet e banimit për të dënuar si dhe objektet tjera ndihmëse.
Në Burgun e Sigurisë së Lartë ekziston Stacionari  ku mund të kryhen shërbime primare mjekësore.
Kapaciteti  është 390 shtretër.

Tretmani dhe Programet që ofrohen

Të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë përveç kohës së ajrimit që e shfrytëzojnë, mund ti shfrytëzojnë fushat sportive, sallat e rekreacionit,  kanë qasje në aktivitete të ndryshme, salla e fitnesit dhe biblioteka.

Burgu i Sigurisë së Lartë ofron 3  regjime (tretmane), atë themelor, standard dhe të avancuar.

 

Kthehu mbrapa
Website Security Test