2235 - Institucionet Single | SHKK

Qendra e Paraburgimit Gjilan

Përshkrimi i përgjithshëm


Qendra e Paraburgimit Gjilan është ndërtuar në vitin 1957 fillimisht ka funksionuar nën administrimin e Policisë Komunale të Gjilanit ky institucion pas lufte është marr në administrimin te KFOR-it, ndërsa në janar të vitit 2000 mbikëqyrjen e ka pranuar Policia Civile Ndërkombëtare e UNMIK-ut e cila ka vazhduar ta administroj këtë institucion deri në Shkurt të viti 2001 ku është pranuar nën administrim nga Shkërbimi Korrektues i Kosovës, gjatë asaj periudhe ka qenë nën udhëheqjen e personelit ndërkombëtar ndërsa në prill të vitit  2005 është bërë transferimi i kompetencave tek stafi menaxhues vendor.

Në Qendrën e Paraburgimit Gjilan janë të vendosur të paraburgosurit e Regjioneve të afërta më Gjilanin si dhe pranohen personat për vuajte të dënimit të shqiptuar nga Gjykatat komunale si dhe ato për kundërvajtje. Ky institucion ka kapacitet prej 90 të burgosur të vendosur në tri kate.

Qendra e Paraburgimit Gjilan në kuadër të saj ka bibliotekën e furnizuar me 150 libra të zhanreve të ndryshme në gjuhë të ndryshme, si Shqipe, Serbe, Turke, Angleze.

Kthehu mbrapa
Website Security Test