2234 - Institucionet Single | SHKK

Qendra e Paraburgimit Peje

Përshkrimi i përgjithshëm


Qendra e Paraburgimit Pejë është ndërtuar diku rreth viteve 1960-61. Pas përfundimit të luftës 1999 e deri me 20/10/2000 ka qenë nën administrimin e KFOR-it, UNMIK-ut. Prej muajit Tetor 2000 ky institucion ka kaluar nën administrimin e DMP-s i udhëhequr nga stafi menaxhues ndërkombëtar.

Në shkurt të vitit 2005 kompetencat janë dorëzuar tek stafi menaxhues vendor.

Në Qendrën e Paraburgimit Pejë janë të vendosur të paraburgosurit e Regjioneve të afërta më Pejën dhe të tjerë, si dhe pranohen personat për vuajte të dënimit të shqiptuar nga Gjykatat komunale si dhe ato për kundërvajtje deri në 03 muaj. Ky institucion ka kapacitet prej 67 të burgosur.

Qendra e Paraburgimit Pejë aplikon regjimin Standard dhe të Avancuar për të dënuarit, ndërsa të burgosurit mund të angazhohen në punë të ndryshme si; kuzhinë, mirëmbajtje etj.  Biblioteka në këtë Qendër posedon libra tëndryshme si në zhanër ashtu edhe në gjuhë të ndryshme.

Kthehu mbrapa
Website Security Test