2224 - Institucionet Single | SHKK

Qendra Korrektuese për Femra dhe të Mitur në Lipjan

Qendra Korrektuese Lipjan                    
                                
Historiku i shkurtër

Qendra Korrektuese në Lipjan është ndërtuar në vitin 1978 si institucion korrektues për ë mitur dhe femra në fillim është populluar vetëm me të mitur ndërsa nga viti 1981 ka filluar edhe popullimi me femra.Si institucion i tillë ka vepruar  deri në vitin 1989 për të startuar pastaj në vitin 2000.Gjat periudhës 1998-1999 destinimi i kësaj qendre ka qenë jashtë menagjimit institucional.

Përshkrimi i Përgjithshëm

    
Qendra Korrektuese në Lipjan për të mitur dhe femra është institucion i tipit gjysmë të hapur i  vetmi  në Republikën e Kosovës ku janë të vendosur disa kategori të burgosurve si:Të miturit me masë edukative,të miturit e dënuar dhe të miturit e paraburgosur si dhe femrat e dënuara. femrat e paraburgosura dhe femrat e mitura. Të mituri janë të sistemuar  në objekte apo kate të veçanta ndërsa femrat në mungesë të hapësirave femrat e mitura janë së bashku me  madhoret.Për shkak të mbingarkesave në Qendrat tjera korrektuese kemi edhe një kategori të burgosur me denime të shkurtra ose që janë në përfundim të dënimit(kundërvajtës),kjo kategori është e ndarë prej të burgosurve të tjerë. Kapaciteti total i Qendrës Korrektuese në Lipjan është 138 vende si dhe 6 vende në lokale të veqanta .Pjesa e jashtme përbëhet nga objekti i administratës,ndërsa pjesa e brendshme përbëhet nga objektet e banimit dhe ato përcjellëse si psh.Ambullanta,shkolla,shtëpia e nënave e  tjera. Përveq objekteve të banimit kemi edhe 12 objekte tjera përcjellëse.

Tretmani dhe programet që ofrohen

Të burgosurit e dënuar kanë qasje brenda ditës në aktivitete të ndryshme si:shëtitje në ajër të pastër,bibliotekë programe muzikore,aktivitete tjera kulturore,sportive e tje. Në kuadër të QKL-ës funksionojnë shkolla e mesme e ulët dhe shkolla e mesme e lartë në kuadër të shkollave publike në Lipjan, por kemi probleme të theksuara në mbulimin me kuadro arsimor, kemi aftësimin profesional të miturve dhe femra në fusha të ndryshme si informatikë, hidro-instalim, elektro-instalim,muratim,floktari, rrobaqepësi dhe furrtari. Në kuadër të QKL-ës ofrohen 4 regjime për të burgosur si regjimi i pranimit themelor,standard dhe regjimi i avancuar.


Vizitat Familjare për të burgosurit

Në QKL vizitat për të burgosurit zhvillohen brenda 3(tri) ditëve të javës dhe atë:Të premteve,shtuneve dhe të dieleve  duke filluar nga ora 08,30-11,30 dhe 12,30-16,00 sipas kategorive të burgosurve,në vizitë lejohen 3 persona madhor dhe 2 fëmijë. Për të Paraburgosurit vizitat lejohen vetëm me autorizim të gjykatave kompetente.Ky institucion ofron edhe mundësin e vizitave shtesë në raste të veçanta me kërkesa individuale për raste të ndryshme familjare e që janë në pajtim me Ligjin dhe rregulloret e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
 

Kthehu mbrapa
Website Security Test