2223 - Institucionet Single | SHKK

Qendra Korrektuese në Dubravë

Historik i Shkurtër


Burgu i Dubravës ka filluar të ndërtohet në vitin 1976 dhe është përfunduar në vitin 1986 kur edhe është hapur. Në atë kohë kapaciteti ka qenë diku rreth 1000 të burgosur si dhe ka ekzistuar nëndega e Burgut të Dubravës në Gurrakoc, ku më shumë kanë qenë të koncentruar të burgosurit me dënime të shkurtra të cilët kanë punuar duke pasur parasysh se aty ka ekzistuar ferma e pulave, punëtoria e axhustatorëve,etj.

Pas luftës me hyrjen e trupave të KFOR-it dhe administratës së UNMIK-ut ky institucion filloi të administrohet nga UNMIK-u dhe të rindërtohet në saje donacioneve të huaja. Fillimisht u rindërtuan Pavijonet 2,3,7 dhe 8 dhe në qershor të vitit 2000 filloi punën.
 

Përshkrimi i Përgjithshëm


Burgu i Dubravës është institucion i nivelit të lartë të sigurisë i përbërë prej disa sektorëve të ndryshme. Pjesa e Brendshme është e ndarë në dy pjesë ku njëra prej tyre është zona për zhvillimin bujqësisë dhe përdorime të tjera, dhe në pjesën e banueshme, ku janë të vendosur të burgosur kryesisht të dënuar të rritur, mirëpo për shkak të mbingarkesës në Qendrat e Paraburgimit ka edhe të paraburgosur.

Të burgosurit janë të vendosur në 8 Pavijone banimi ,ndërsa  në  Pavijonin e Spitalit  janë të vendosur pacientët dhe të sëmurët mental  ku u ofrohet ndihma mjekësore përpos rasteve të rënda të cilat dërgohen në Spitalet publike. ndërsa jashtë murit rrethues të Burgut gjendet Pavijoni  gjysmë i hapur ku janë të vendosur  të burgosur të rrezikshmërisë së ultë të cilët kanë përcjellje minimale.
Kapaciteti 1114 shtretër Gjendja momentale 846.
 

Regjimet dhe Programet qe ofrohen


Të burgosurit në Burgun e Dubravës kanë qasje në aktivitete të ndryshme si shëtitjet ditore, salla e sportit, fusha e sportit, salla e fitnesit, biblioteka,si dhe në kuadër të këtij institucioni vepron shkolla me emrin “RUDINA” ku zhvillohet mësimi ne ciklin e ulët, të lart dhe mësimin intensiv ndërsa për momentin zhvillohen këto trajnime:kontabilitet,kompjuter,axhustator,ujëinstalim ndërsa në muajin Maj do  të vihen në funksion tri punëtorit e reja të financuara nga Agjecioni Europian pë Rindërtim ku do të zhvillohen këto profile;elektricist, hidroinstalim, zdrukthtari dhe saldim.

Burgu i Dubravës ofron 4 regjime për të burgosur at themelor, standard, avancuar dhe Pavijoni gjysmë i hapur.

 

Kthehu mbrapa
Website Security Test